spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
21:13
HomeKosovaShea: Qëllimi s’ishte ndarja e Kosovës, ura u mbyll për të mbrojtur...

Shea: Qëllimi s’ishte ndarja e Kosovës, ura u mbyll për të mbrojtur popullatën në Veri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

24 qershori 1999 shënon ditën kur mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë u vendosën telat me xhemba. Nga ajo ditë ura s’u hap kurrë më.

Këtë lëvizje e bënë forcat franceze të NATO-s të cilat ishin vendosur në pjesën veriore të vendit.

- Advertisement -

Idetë se bëhej fjalë për një plan ndarjeje i hedh poshtë ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea.

“Ideja nuk ishte ndarje e Kosovës. Nuk ishte për të ndarë Kosovën. Larg asaj. E dini, qëllimi i NATO-s ishte Kosova brenda kufijve të saj administrativë si një vend multietnik, por që të ofrojë njëfarë sigurie të paktën për popullatën në veri deri në momentin kur gjërat të zgjidhen dhe, natyrisht, Kosova mund të lëvizë përpara”, ka thënë Shea.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat