spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:43
HomeRajoniSerbiaShefi i dytë i qeverisë maqedonase premton mbështetje për Preshevën

Shefi i dytë i qeverisë maqedonase premton mbështetje për Preshevën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti gjatë vizitës së tij në Preshevë ka takuar kryetaren e komunës, Ardita Sinanin.

Mexhiti njoftoi se mes tjerash është diskutuar për hapjen e pikës kufitare Llojan-Miratoc dhe për mbështetje të studentëve nga Presheva.

- Advertisement -

“Sot isha në Preshevë, ku pata kënaqësinë të takohem me kryetaren e komunës, znj. Ardita Sinani. Në një bisedë të hapur dhe miqësore, riafirmova mbështetjen tonë të palëkundur për Luginën e Preshevës dhe angazhimin për të qenë gjithmonë pranë këtij rajoni. Diskutuam hapur për një sërë çështjesh me rëndësi, përfshirë mundësinë e hapjes së pikës kufitare Llojan-Miratoc, një hap kyç për rritjen e lidhjes ndërmjet vendeve tona. Po ashtu, biseduam për mënyrat konkrete të mbështetjes së studentëve nga Presheva që ndjekin studimet në universitetet tona, si dhe për iniciativat që synojnë nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë”, ka shkruar Mexhiti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat