spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
07:46
HomeEx-BRSSInvazioniShefja e BE-së mbështet Zelenskyn: "Qëndro i fortë, trim dhe i patrembur"

Shefja e BE-së mbështet Zelenskyn: “Qëndro i fortë, trim dhe i patrembur”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas dështimit të negociatave mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Von der Leyen ka shprehur mbështetjen e saj për Ukrainën përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

- Advertisement -

“Dinjiteti juaj nderon trimërinë e popullit ukrainas. Je i fortë, trim, je i patrembur. Nuk je kurrë vetëm, i nderuar President Zelensky. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkruan Ursula von der Leyen.

Ky reagim vjen në një moment kritik për Ukrainën, pas tensioneve të shtuara me SHBA-në dhe debatit mes Trump dhe Zelenskyt.

- Advertisement -

Edhe Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa ka reaguar me të njëjtin status në mbështetje të Zelenskyt.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat