spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
01:30
HomeRajoniMaqedonia e VeriutShefja e KE-së i kërkon Shkupit të ndryshojë kushtetutën

Shefja e KE-së i kërkon Shkupit të ndryshojë kushtetutën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një postim të fundit në rrjetin social X (ish-Twitter), ka ritheksuar mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Ne mbetemi plotësisht pas Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së. Mund të llogarisni tek ne”, shkroi von der Leyen.

- Advertisement -

Ajo theksoi se hapi i radhës dhe i vetëm para hapjes së negociatave është i qartë.

“Duhet të realizoni ndryshimin kushtetues të rënë dakord. Topi është në fushën tuaj. BE-ja është e gatshme”.

- Advertisement -

Në postim janë të bashkëngjitura edhe fotografi nga takimet e saj zyrtare në Shkup me liderë institucionalë dhe politikë të vendit, duke përfshirë kryeministrin teknik Hristijan Mickoski, kryetarin e Kuvendit dhe përfaqësues të partive politike.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat