spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
19:33
HomeKosovaShegë Beqiri, emërohet Ambasadore e Women Club Diaspora për Kosovë

Shegë Beqiri, emërohet Ambasadore e Women Club Diaspora për Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Drejtoresha e Administratës në kompaninë Kujtesa, Shegë Beqiri, është emëruar Ambasadore e Women Club Diaspora për Kosovë.

Ajo ka mbi dy dekada përvojë në sektorin e telekomunikacionit.

- Advertisement -

Beqiri është edhe këshilltare në Kuvendin Komunal të Prishtinës, si dhe nënë  vetëushqyese e dy fëmijëve.

Shega ka ndërtuar një karrierë të spikatur në disa prej kompanive më prestigjioze të industrisë në Kosovë.

- Advertisement -

“Ajo mban dy pozita kyçe që kërkojnë lidership, angazhim dhe vizion strategjik. Përkushtimi, besnikëria në punë dhe dëshira për sfida të reja janë shtyllat mbi të cilat ajo ka ndërtuar suksesin e saj profesional. Si nënë vetëushqyese, ajo arrin të balancojë me kujdes karrierën dhe jetën familjare, duke u bërë shembull i fuqizimit dhe i vendimmarrjes me përgjegjësi. Me prezencën e saj, Shega synon të frymëzojë gratë në udhëheqje dhe të kontribuojë në zhvillimin e institucioneve dhe të vendit. Një figurë që dëshmon se lidershipi i vërtetë nuk është vetëm të arrish rezultate, por të krijosh ndikim të qëndrueshëm për gjeneratat e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Shegë Beqiri gjithashtu kandidate edhe për një mandat në Kuvendin Komunal të Prishtinës në listën e PDK-së.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat