spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
10:02
HomeRajoniShqipëriaSheiku Bin Zayed mbërrin në Tiranë për nënshkrimin e dy marrëveshjeve të...

Sheiku Bin Zayed mbërrin në Tiranë për nënshkrimin e dy marrëveshjeve të rëndësishme

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohammed bin Zayed, ka mbërritur për një vizitë zyrtare disa orëshe në Tiranë.

Presidenti Zayed është pritur në Rinas nga Kryeministri, Edi Rama.

- Advertisement -

Më pas në Pallatin e Brigadave është zhvilluar edhe ceremonia zyrtare.

Mohamed bin Zayed Al Nahyan arrin për herë të parë si President i EBA-së në vendin tonë, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë.

- Advertisement -

Menjëherë pas ceremonisë, ka nisur një takim kokë më kokë, i parashikuar për rreth 30 minuta mes Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kryeministrit, Edi Rama.

Gjatë kësaj vizite pritet të nënshkruhen dy marrëveshje: e para, në fushën e energjisë, që pritet ta nënshkruajë Zv/ Kryeministrja, Belinda Balluku, dhe e dyta, ka të bëjë me zbatimin e projektit “Albania Smart City”, për vendosjen e kamerave të sigurisë, ku nënshkrues do të jetë Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Duke folur për këtë ngjarje, një ditë më parë, kryeministri Rama tha se vizita e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njërit prej udhëheqësve më të respektuar të botës së sotme, shënon “një gur shumë të rëndësishëm kilometrik në rrugën e një miqësie dhe partneriteti që është forcuar shumë vitet e fundit”.

Kjo është vizita e dytë e Sheikut Bin Zayed në Shqipëri, pas asaj të vitit 1999 në Kukës, ku u strehuan mijëra qytetarë të Kosovës gjatë luftës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat