spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:28
HomeRajoniShqipëriaShembet ndërtesa me tritol - Rama: T’i japim fund paligjshmërisë

Shembet ndërtesa me tritol – Rama: T’i japim fund paligjshmërisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një objekt trekatësh i ndërtuar pa leje është shembur mëngjesin e sotëm me shpërthim të kontrolluar pranë aksit rrugor Vlorë-Orikum.

Inspektorati Kombëtar i Territorit njoftoi se operacioni u zhvillua në orën 07:30, duke përdorur 32 kilogramë lëndë plasëse.

- Advertisement -

Sipas IKMT-së, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit u morën të gjitha masat e sigurisë, përfshirë bllokimin e përkohshëm të aksit rrugor dhe ndërprerjen për disa minuta të furnizimit me energji elektrike në zonë.

Në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama e cilësoi aksionin si pjesë të betejës për t’i dhënë fund ndërtimit pa leje.

- Advertisement -

“Me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve, ju uroj një javë sa më të mbarë”, shkruan Rama.

Operacioni u realizua në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat Xheniere të Forcave të Armatosura dhe Policinë e Shtetit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat