spot_img
E hënë, 20 Tetor, 2025
22:42
HomeSiguriaPoliciaShembull për të rriturit: 10-vjeçari në Ferizaj dorëzon kuletën me para në...

Shembull për të rriturit: 10-vjeçari në Ferizaj dorëzon kuletën me para në polici

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës njofton se një 10-vjeçar ka dorëzuar sot në polici një portofol të gjetur me para dhe dokumente në Ferizaj.

Sipas policisë, më datën 20 tetor 2025, rreth orës 16:00, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur qytetari N.Dashi së bashku me djalin e tij 10-vjeçar, E.D., nga Ferizaj, të cilët kanë dorëzuar një portofol të gjetur në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj.

- Advertisement -

“Në portofol janë gjetur dokumente personale, si dhe 1130 euro, 20 franga zvicerane dhe 130 denarë maqedonas. Pas verifikimit, policia ka arritur të identifikojë dhe të kontaktojë pronarin, B.B. nga Kaçaniku, i cili është paraqitur menjëherë në stacionin policor dhe ka konfirmuar se të gjitha sendet dhe paratë ishin të paprekura, të cilat i janë kthyer me procesverbal”, thuhet në njoftim.

Pronari ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të sinqertë ndaj djaloshit dhe familjes së tij për gjestin e ndershëm, si dhe ndaj Policisë së Ferizajt për profesionalizmin dhe bashkëpunimin korrekt.

- Advertisement -

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon publikisht djaloshin E. D. për këtë veprim human, edukativ dhe shembullor, i cili pasqyron vlera të larta morale, familjare dhe qytetare.

Ky gjest është një shembull frymëzues për fëmijët dhe qytetarët tanë mbi ndershmërinë, edukatën dhe përgjegjësinë shoqërore.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat