spot_img
E enjte, 23 Tetor, 2025
00:36
HomeKosovaZgjedhjet 2025Shifra që godet buxhetin: Dy palë zgjedhje, 15 milionë euro faturë

Shifra që godet buxhetin: Dy palë zgjedhje, 15 milionë euro faturë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Brenda nëntë muajve vendi ynë kaloi në dy procese zgjedhore, zgjedhjet parlamentare të 9 shkurti si dhe zgjedhjet lokale të 12 tetorit balotazhi i të cilave mbahet më 9 nëntor, teksa gjasat janë të mëdha që në dhjetor të këtij vit të ketë edhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në rast se nuk formohet qeveria e re.

Në Institutin Demokratik të Kosovës thonë shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme dëmton buxhetin e shtetit derisa bëjnë të ditur se vetëm për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit dhe ato lokale u shpenzuan miliona euro.

- Advertisement -

“Vetëm zgjedhjet e 9 shkurtit kushtuan rreth 9 milionë euro buxhetit të shtetit. Po ashtu, zgjedhjet lokale të 12 tetorit mbi 6 milionë euro. Pra vetëm brenda këtij viti në një periudhë të shkurtër kohore janë shpenzuar rreth 15 milionë euro. Tendenca për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme dëmton buxhetin”. Rreth 9 milionë euro shtesë do t’i kushtonin buxhetit këto zgjedhje”, tha Vullnet Bukaqku  nga Instituti Demokratik.

E zgjedhjet e shpeshta duket se janë bërë të mundimshme për qytetarët të cilët thonë se të njëjtat janë të dëmshme për vendin dhe rrjedhimisht po rendojnë jetesën e tyre.

- Advertisement -

“Normal që e dëmton shumë vendin. Është në dëm të qytetarëve zgjedhjet na kanë ardhur të hunda, zgjedhje zgjedhje…..”, tha një qytetar, raporton RTV21.

“Po dëmtohet shumë buxheti. S’kemi nevojë për zgjedhje tjera. duhet me i investu diku tjetër këto të holla”.

Ka edhe qytetarët të cilët ndonëse i shohin të dëmshme zgjedhjet e shpeshta, thonë se ato duhet të mbahen sa herë që vendi përballet me krizë institucionale.”

“Këto e dëmtojnë shumë ekonominë por kur nuk shkohet tutje duhet me u mbajt”.

Mbajta e shpeshtë e zgjedhjeve brenda një viti dëmton ekonominë e vendit dhe jo vetëm, vlerëson njohësi i ekonomisë, Lulzim Beqiri.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat