spot_img
E martë, 21 Tetor, 2025
17:25
HomeSportShiten të gjitha biletat për ndeshjen mes Kosovës dhe Sllovenisë

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen mes Kosovës dhe Sllovenisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Federata e Futbollit e Sllovenisë, ka bërë të ditur të hënën se nuk ka më bileta të disponueshme për përballjen ndaj Kosovës, që zhvillohet më 15 nëntor.

Takimi, i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, do të luhet në Slloveni dhe interesimi për të ka qenë shumë i madh.

- Advertisement -

“Ndeshja kualifikuese mes Sllovenisë dhe Kosovës tashmë është e shitur plotësisht. Më pak se një muaj para zhvillimit të saj, të gjitha biletat janë shpërndarë”, thuhet në komunikatën e federatës sllovene.

Sipas njoftimit zyrtar, hyrja në stadium do të jetë e kufizuar për tifozët që mbajnë simbolet e shteteve apo ekipeve të tjera, përveç sektorit të rezervuar për përkrahësit e Kosovës.

- Advertisement -

Kosova renditet e dyta në grupin B me 7 pikë, 3 pikë prapa Zvicrës dhe 4 pikë përpara Slovenisë.

Pas kësaj Kosova do të pres edhe Suedinë me 18 nëntor në “Fadil Vokrri” për ndeshjen e fundit të grupit B.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat