spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:31
HomeKosovaZgjedhjet 2025"Shko, Albin!" – Ramush Haradinaj nis fushatën me një thirrje dramatike për...

“Shko, Albin!” – Ramush Haradinaj nis fushatën me një thirrje dramatike për ndryshim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Koalicioni për Kosovën Fituese hap fushatën zgjedhore me tone të ashpra

storm•/Zgjedhjet2025: Koalicioni AAK-Nisma, i njohur si Koalicioni për Kosovën Fituese, hapi sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në një tubim të mbajtur në Prishtinë. Fjalimi i kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinaj, u shqua për tone të forta dhe mesazhe të qarta ndaj kundërshtarit kryesor, Albin Kurti.

- Advertisement -

Shko, Albin!” – kjo ishte prima e fjalimit të Haradinajt, që u duartrokit fuqishëm nga simpatizantët e mbledhur. Në vijim, Haradinaj adresoi një varg kritikash ndaj qeverisjes aktuale, duke theksuar se ka “një mori arsyesh dhe një dyzinë vendesh ku duhet të shkojë Albin Kurti, por vetëm kryeministër i vendit nuk meriton të jetë!”

Fushatë dinamike në horizont

Fushata zgjedhore 30-ditore pritet të jetë e ngjeshur dhe me tensione të shtuara mes kandidatëve kryesorë, me fokus të veçantë në debatin për drejtimin e ardhshëm të vendit. Koalicioni AAK-Nisma synon të paraqesë një alternativë të fortë përballë qeverisjes aktuale, duke premtuar stabilitet dhe ndryshim për Kosovën.

- Advertisement -

Tubimi i sotëm shënon fillimin e një gare të ashpër politike, ku akuzat dhe kundërakuzat pritet të dominojnë diskursin publik deri në ditën e zgjedhjeve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat