spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:41
HomeKulturë“Shkodra Jazz Festival”, koncert nga Pilar Patassini dhe Alessandro D’Alessandro

“Shkodra Jazz Festival”, koncert nga Pilar Patassini dhe Alessandro D’Alessandro

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“Shkodra Jazz Festival” edhe në edicionin e tij të 16-të vijon të gjallërojë jetën kulturore të këtij qyteti verior të Shqipërisë.

Mbrëmjen e djeshme artadshësit shkodranë, por edhe turistët ndoqën në Muzeun Historik “Oso Kuka” koncertin e laria Pilar Patassini, këngëtare, interpretuese dhe kompozitore, ku bota e saj përfshin muzikën kantautore, muzikën e dhomës, muzikën botërore, xhazin dhe teatrin e këngëve.

- Advertisement -

Ajo u shoqërua në fizarmonikë nga Alessandro D’Alessandro, i konsideruar unanimisht si një nga fizarmonistët më të talentuar në Itali dhe Evropë.

D’Alessando filloi të studionte fizarmonikë në moshën 9 vjeç në Coreno Ausonio, qytetin e tij të lindjes në Lazion jugore. Ai është gjithmonë i interesuar për një larmi të gjerë formash muzikore.

- Advertisement -

“Shkodra Jazz Festival” po  zhvillohet nga 26 deri më 30 gusht dhe marrin pjesë artistë vendas e ndërkombëtarë si: Slowklang, Ilaria Pilar Patassini & Alessandro D’Alessandro, si dhe Amphitrio me M. Kapidani, F. Piantoni, R. Lombardi, Gabriel Oscar Rosati & Kejdi Barbullushi.

Gushti në Shkodër po sjell një përvojë të jashtëzakonshme muzikore, nga tingujt klasikë tek ritmet e jazz-it. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat