HomeKulturëShkodra, “kryeqyteti” i motorëve dhe Rock-ut për dy ditë me radhë

Shkodra, “kryeqyteti” i motorëve dhe Rock-ut për dy ditë me radhë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shkodra u shndërrua në kryeqytetin e motorëve për dy ditë rresht, ku qindra motoristë nga vendi dhe diaspora elektrizuan rrugët e qytetit.

Adhurues të motorave “Harley” dhe muzikës Rock u bënë pjesë e një atmosfere festive që shoqëroi qytetin veriperëndimor këtë fundjavë.

- Advertisement -

“Moto Fest” solli në qytet muzikë live, parada dhe aktivitete që tërhoqën vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve.

Parada e motorëve, mblodhi mbi 500 motoristë, në një nga organizimet më të mëdha të këtij lloji të zhvilluara ndonjëherë në rrugët e Shkodrës. Në krye të paradës ishte kryebashkiaku Benet Beci, i cili iu bashkua motoristëve të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat