spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
12:55
HomeKulturëShkolla e Baletit në arkivin e ATSH-së

Shkolla e Baletit në arkivin e ATSH-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shkolla Kombëtare e Koreografisë në Tiranë, e njohur si Shkolla e Baletit, u themelua në vitin 1957 me vendim të Këshillit të Ministrave, si pjesë e përpjekjeve për zhvillimin e artit skenik në Shqipëri pas krijimit të Teatrit të Operës dhe Baletit.

Që në fillimet e saj, shkolla u ndikua nga tradita ruse e baletit, duke aplikuar metoda klasike në përgatitjen e nxënësve. Gjatë dekadave, ky institucion është shndërruar në një qendër të rëndësishme të edukimit artistik dhe një vatër talentesh, duke nxjerrë figura të njohura të baletit shqiptar, një pjesë e të cilëve janë bërë të njohur edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

- Advertisement -

Në ngritjen profesionale të këtij institucioni kontribuuan emra të tillë si: Zoica Haxho, Ganimet Vendresha, Agron Aliaj, Xhemil Simixhiu, Petrit Vorpsi etj.

Nga arkivi i ATSH-së veçuam dy foto nga një orë mësimi e klasës së pestë të Shkollës së Baletit, e cila atëherë ishte shkollë 6-vjeçare. Fotoja i përket vitit 1962. Shkolla, përveç lëndëve themelore të shkollës së mesme të përgjithshme, jepte njohuri për artin koreografik botëror, mjeshtërinë e kërcimit shqiptar, mësimin e valles popullore, folklorin koreografik shqiptar, historinë e baletit shqiptar etj. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat