spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
15:24
HomeKosovaPrishtinaShkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë përballet me përmbytje, situata menaxhohet me shpejtësi

Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë përballet me përmbytje, situata menaxhohet me shpejtësi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dje, gjatë ditës dhe deri në orët e vona, shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë u përball me një situatë të papritur përmbytjeje në disa klasa. Falë reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të stafit të shkollës, Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri në Kryeqytet, situata u menaxhua me sukses dhe niveli i ujit u ndalua.

Në orët e pasdites, mirëmbajtësit e shkollës, së bashku me punonjës nga shkolla të tjera, filluan pastrimin dhe dezinfektimin e klasave të prekura. Brenda ditës, uji do të largohet në tërësi dhe katër klasat që ishin prekur do të kthehen në funksion të plotë.

- Advertisement -

Për të siguruar që procesi mësimor të vazhdojë sa më pak të prekur, drejtoria e shkollës ka organizuar ri-dispozitën e mësimeve, duke minimizuar humbjet për nxënësit.

Drejtoria e Arsimit shpreh falënderime të veçanta për angazhimin e stafit të shkollës SHFMU “Ismail Qemali” në krye me drejtoren Mimoza Veselaj, si dhe Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të drejtuar nga Lulzim Fushtica, për reagimin e menjëhershëm dhe mbështetjen e dhënë gjatë këtij incidenti. Gjithashtu, falënderime për nxënësit dhe prindërit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në këtë situatë të vështirë.

- Advertisement -

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat