spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
09:24
HomeKulturëShkrimtari i njohur Fatos Kongoli feston sot 81-vjetorin e lindjes

Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli feston sot 81-vjetorin e lindjes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shkrimtari i mirënjohur i letërsisë shqiptare, Fatos Kongoli, feston sot 81 vjetorin e tij të lindjes.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, e ka urur autorin e  mirënjohur edhe 100 vite plot shëndet, në ditën e lindjes së tij.

- Advertisement -

Shkrimtari është autor i një vargu të madh librash, teksa është i shquar për romanet e tij si “Lëkura e qenit”, “Dragoi i fildishtë”, “Ëndrra e Damokleut”, e shumë të tjerë, të cilët janë vlerësuar nga lexuesi shqiptar dhe i huaj. Në romanet e tij Kongoli përshkruan dramën ekzistenciale të njeriut modern. Veprat e tij janë vlerësuar me çmime dhe janë botuar në disa gjuhë të ndryshme. Fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare si “Penda e Artë”, “Shkrimtari i vitit”, “Balkanika”, etj.

Fatos Kongoli lindi në Elbasan më 1944. Studimet e larta për matematikë i nisi në Universitetin e Pekinit dhe i përfundoi në Universitetin e Tiranës (1967). Ka punuar për një kohë si gazetar dhe më pas si redaktor në Shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Filloi të botonte tregime e novela në shtypin letrar nga fundi i ’60.

- Advertisement -

Deri në vitin 1990 ka botuar vëllimet me tregime “Shqetësime të ngjashme” (1972), “Tregime” (1978), “Të fejuarit” (1982), si dhe romanet “Ne të tre” (1985), “Karuseli” (1990). Në tregimet dhe novelat e tij të para F.K. përzgjedh “jetët e vogla” njerëzore, duke paraqitur bashkë virtyte dhe cene të individualiteteve të botës shqiptare. Prej vitit 1990 priret nga romani: “I humburi” (1992), “Kufoma” (1994), “Dragoi i fildishtë” (1999), “Ëndrra e Damokleut” (2001), “Lëkura e qenit” (2003, fitues i çmimit “Pena e artë”), “Te porta e Shën Pjetrit” (2005), “Jetë në një kuti shkrepësesh” (2007), “Bolero në vilën e pleqve” (2009). “Iluzione në sirtar” (2010), “Si-do-re-la” (2011), “Njeriu me fat” (2013), “Gjemia e mbytur” (2015) etj.

Fatos Kongoli ka fituar tri herë çmimin “Pena e argjendtë” për librin më të mirë në prozë (1995, 2000, 2002), si dhe çmime të tjera brenda dhe jashtë vendit. Është nderuar me titullin “Kalorës i Legjionit të Nderit” (2010) nga Presidenti i Francës dhe “Mjeshtër i madh” (2012) nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat