spot_img
E enjte, 26 Mars, 2026
11:36
HomeKulturëShkrimtari Zija Çela mbush 80 vjeç, autor i transformimit të prozës shqipe

Shkrimtari Zija Çela mbush 80 vjeç, autor i transformimit të prozës shqipe

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shkrimtari Zija Çela mbush sot 80 vjeç. Të shumtë janë dashamirët e letërsisë së tij që në këtë përvjetor i urojnë ditëlindjen, duke vlerësuar krijimtarinë dhe përjetimet që ajo u ka falur ndër vite.

Shkrimtari Mehmet Kraja në këtë përvjetor vlerësoi se romanet e Zija Çelës janë monument artistik i prozës shqipe, me gjuhë dhe stil shembullor, me një sintezë autoriale të përvojës së shkrimit.

- Advertisement -

“Me romanet e tij proza shqipe arrin të bëhet prozë e gjithëpërfshirjes artistike, e transformimeve të mëdha narrative dhe e bashkëkohësimit subjektor, e depërtimeve të reja në fushën e ideve, në fushën e shprehjes artistike dhe të kultivimit të gjuhës”, shkroi ai në një shënim me këtë rast.

Shkrimtari Zija Çela lindi më 25 mars 1946 në qytetin e Shkodrës. Ishte fëmija i shtatë në një familje, ku i ati ishte punëtor dhe e ëma shtëpiake.

- Advertisement -

Pas diplomimit në Universitetin e Tiranës për Letërsi, ai u emërua mësues në fshatrat malore të Kukësit ku punoi për shumë vite.

Si autor u bë i njohur nga librat me tregime, që u pasuan nga romanet e tij, duke spikatur veçanërisht me triptikun e romaneve “Gjaku i dallëndyshes”, “Gjysma e Xhokondës” dhe “Banketi i hijeve”. Më parë kishte botuar romanet “Një verë pa lamtumirë” dhe “Mali i tejdukshëm”, i cili për realizmin e fortë dhe modernitetin e formës, është cilësuar si rebelim i autorit ndaj metodës së socrealizmit, raporton atsh.

Libri autobiografik “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes” dhe romani “SOS, një buzëqeshje” janë përgjigje të jashtëzakonshme të shkrimtarit ndaj sfidave dhe pësimeve të jetës.

Zija Çela është fitues i shumë çmimeve letrare.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat