spot_img
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
04:13
HomeKulturë“Shkronjëtore e gjuhës shqipe”, libri i Sami Frashërit që shërbeu si gramatika...

“Shkronjëtore e gjuhës shqipe”, libri i Sami Frashërit që shërbeu si gramatika e parë e shqipes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Përmes ciklit “Relike që rrëfejnë”, Muzeu Historik Kombëtar prezanton artefakte nga fondi i tij, për të rrëfyer historinë.

Një prej tyre është libri “Shkronjëtore e gjuhës shqipe”, të cilin Sami Frashëri e publikoi në vitin 1886 në Bukuresht. Vepra ishte botim i shoqërisë patriotike “Dëshira” dhe që shërbeu si gramatika e parë sistematike e gjuhës shqipe.

- Advertisement -

Ky vëllim prej 128 faqesh, me përmasa 173×117 mm, synonte sistemimin e rregullave të shkrimit dhe të folurit në një periudhë kur gjuha shqipe ende nuk kishte një normë të unifikuar arsimore.

Libri ka qenë pjesë e fondit të ekspozuar në Pavijonin e Rilindjes Kombëtare në Muzeun Historik Kombëtar, ku shërbente si dëshmi materiale dhe dokumentonte momentin historik kur shqipja nisi të shkruhej me rregulla të njëjta për të gjithë.

- Advertisement -

Libri nis me alfabetin, ku Sami Frashëri shpjegon sistemin grafik të Stambollit dhe shqiptimin e saktë të tingujve. Pjesa qendrore e veprës merret me morfologjinë, duke klasifikuar pjesët e ligjëratës si emrin, mbiemrin, përemrin dhe, në mënyrë më të detajuar, zgjedhimin e foljeve. Ai përcakton rregulla mbi lakimin e emrave dhe mënyrën se si formohen kohët e foljeve, duke u përpjekur të gjejë një mesatare mes dialekteve të shqipes, raporton atsh.

Në fund, Sami Frashëri trajton elemente të sintaksës, duke shpjeguar ndërtimin e fjalisë dhe lidhjen logjike mes fjalëve. Përmbajtja përfshin edhe shpjegime mbi shenjat e pikësimit dhe rregullat e drejtshkrimit, të cilat ishin të domosdoshme për shkollat shqipe që po hapeshin në atë periudhë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat