spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:40
HomeOpinioneShkruaj Ti“Shkruani vetë, jo me ChatGPT, përndryshe block!”

“Shkruani vetë, jo me ChatGPT, përndryshe block!”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një postim në rrjete sociale nga qytetari Ejup Berisha ka bërë xhiron e Facebook-ut, pasi ai ka “shpërthyer” ndaj miqve të tij virtualë që, sipas tij, po e teprojnë duke përdorur ChatGPT për çdo gjë.

Berisha, në një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe pa doreza, paralajmëroi se kushdo që zbulon se po shkruan postime me ndihmën e inteligjencës artificiale do të bllokohet menjëherë nga lista e tij e miqve.

“A qaq e keni intelektin e dobët sa çdo gjë me ChatGPT? Bollni ma! Ju thoni veten ‘Mastera’ e ‘Doktorratura’…”, shkruan ai, duke shtuar se madje ka parë edhe njoftime për vdekje të shkruara me ChatGPT.

- Advertisement -

Mesazhi i tij është një thirrje për “kthim te origjinaliteti” në postime, por edhe një shenjë se përdorimi i AI-së po ngjall debat e nerva edhe në jetën e përditshme virtuale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat