spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:07
HomeBotaEvropaShokon ministri italian: Nuk jemi të përgatitur nëse na sulmon Rusia

Shokon ministri italian: Nuk jemi të përgatitur nëse na sulmon Rusia

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto tha se Italia nuk do të ishte gati nëse Rusia apo një vend tjeter do të vendoste ta sulmonte.

“Ne nuk jemi gati as për një sulm rus dhe as për një sulm nga një vend tjetër”, tha Crosetto në një aktivitet të Marinës Italiane.

- Advertisement -

“E kam thënë këtë për një kohë të gjatë”, theksoi ai.

“Mendoj se është detyra jonë ta vendosim këtë vend në një pozicion për t’u mbrojtur nëse një “i çmendur” vendos të na sulmojë: Unë nuk i referohem Putinit, i referohem kujtdo”, tha Crosetto.

- Advertisement -

“Ne nuk jemi gati sepse nuk kemi investuar më shumë në mbrojtje në 20 vitet e fundit, dhe për këtë arsye nuk mund të rikuperojmë 20 vjet në një ose dy vjet”, shtoi ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat