Janë bërë katër muaj nga momenti kur këngëtari i mirënjohur, Shpat Kasapi, ndërroi jetë si pasojë e një infarkti në zemër, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët dhe adhuruesit e muzikës së tij.
Bashkëshortja e tij, Selvije Jao, e cila shpesh ndan dedikime të ndjera në rrjetet sociale, ka shprehur edhe sot mallin dhe zbrazëtinë që ka lënë pas humbja e tij. Përmes një postimi në „InstaStory“, ajo ka theksuar se për botën ai ishte një yll i skenës, por për djalin e tyre, Roelin, ai ishte gjithë bota.
„Për botën ishe ylli i skenës, por për Roelin bota ishe vetëm ti! Katër muaj pa ty, por gjithmonë në zemrat tona. Na mungon çdo sekondë, Shpat“, ka shkruar Selvija krahas një fotografie ku këngëtari shfaqet me djalin e tyre në krahë.
Shpat Kasapi u nda nga jeta në muajin nëntor të vitit të kaluar, pas një ataku kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali. Artisti la pas bashkëshorten dhe djalin e tyre të vogël, Roelin, ndërsa trashëgimia e tij muzikore vazhdon të mbetet e gjallë tek publiku shqiptar.




