Këngëtari i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak, të cilit fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë. Ai ishte vetëm 40 vjeç.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga mediat rajonale dhe është konfirmuar nga familjarë të tij, duke tronditur publikun dhe komunitetin artistik shqiptar.
Kasapi, i lindur në Tetovë, ishte një nga zërat më të njohur dhe të dashur të skenës muzikore, me shumë hite që shoqëruan breza të tërë.
Reagimet e kolegëve, artistëve dhe fansave kanë nisur të shpërndahen në rrjete sociale, me mesazhe ngushëllimi dhe homazhe për karrierën e tij shumëvjeçare.
Detajet rreth ceremonisë mortore pritet të bëhen publike së shpejti.



