Ushtria izraelite ndërpreu udhëtimin e anijeve të ngarkuara me ndihma për palestinezët, në ujërat ndërkombëtare.
Mes të arrestuarve është edhe Greta Thunberg, derisa ministria e jashtme izraelite ka thënë se pasagjerët e arrestuar po transportohen për në Izrael.
I gjithë arrestimi i tyre është transmetuar në internet, duke shkaktuar zemërim në disa pjesë të Evropës, me protesta në Greqi, Itali, Turqi dhe Spanjë.
Sindikata më e madhe e Italisë bëri thirrje për një grevë të përgjithshme të premten në përgjigje të veprimeve izraelite.
Megjithatë, dhjetëra anije tjera që janë pjesë e Flotiljes Globale Sumud po vazhdojnë të lundrojnë drejt Gazës në përpjekje të thyerjes së bllokadës Izraelite, ka njoftuar faqja e internetit Flotilla Tracker.
Në nisje, Flotilla Global Sumud mbante 500 persona me të cilëve parlamentarë, avokatë dhe aktivistë.
Organizatorët e cilësuan veprimin e ushtrisë izraelite si një “krim lufte”.
Flotilja është përpjekja e fundit detare për të thyer bllokadën e Izraelit ndaj Gazës, pjesa më e madhe e së cilës është shndërruar në një shkretëtirë nga pothuajse dy vjet luftë.



