Kryeministri i Sllovakisë nxitur kritika nga gjithë Evropa dhe numër i madh i qytetarëve të vendit prej nga vjen, pas vizitës së papritur në Moskë për bisedime ballë për ballë me Vladimir Putin të dielën.
Në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë, njerëzit dolën në protesta pas takimit, me pankarta në mbështetje të Ukrainës, si dhe me përshkrime akuzuese ndaj Ficos.
“Kjo ka erë tradhtie”, shkruhej në një nga tabelat e protestuesve.
Ndaj kësaj vizite ka reaguar Ukraina, ky Zelenskyy tha se “mosgatishmëria” e treguar nga Fico për të zëvendësuar gazin rus është një “çështje e madhe sigurie” për Evropën dhe vuri në dyshim stimujt e mundshëm financiarë që i ofrohen udhëheqësit sllovak.
“Pse ky lider është kaq i varur nga Moska? Çfarë i paguhet dhe me çfarë paguan?”, tha Zelenskyy.
Qeveria çeke kritikoi gjithashtu udhëtimin e kryeministrit sllovak Fico në Moskë, duke vënë në dukje vendimin e saj për të hequr dorë nga energjia ruse.
“Ishte qeveria çeke ajo që siguroi pavarësinë nga furnizimet ruse të energjisë në mënyrë që ne të mos na duhej të zvarriteshim përpara një vrasësi masiv”, tha ministri i jashtëm çek, Jan Lipavsky.