spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:19
HomeOpinioneShkruaj TiShpërthen profesori: “Mirë nëse Dimali s’është shqiptar”

Shpërthen profesori: “Mirë nëse Dimali s’është shqiptar”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Profesori Sali Bytyqi ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook, ku ka folur për figurën e Dimalit dhe perceptimin e qytetarëve për të. Ai rrëfen dy situata të fundit, ku njerëzit e pyetën se kush është Dimali.

“Dje pasdite, në dy raste njerëzit më pyetën: çfarë është Dimali!
Po të më bëhej pyetje: prej nga është Dimali dhe çfarë kombi është – dhe nëse ia qëlloja, si shpërblim do të më jepej Prishtina – unë do ta humbja bastin. Po edhe nëse më kërkohej të them një fjali nga debatet e tij, prapë do ta humbja bastin, sepse kurrë nuk e kam parë në TV.”

Bytyqi tregon se i pari që e pyeti ishte një burrë i moshuar, i cili – pasi pa se profesori nuk kishte ide kush ishte Dimali – i tha me zë të ulët se “po thonë që nuk është shqiptar”.

- Advertisement -

Në një rast tjetër, një grua, edhe ajo jo e re, i tregoi prej nga është dhe çfarë është Dimali. Profesori thotë se u habit nga ajo që dëgjoi dhe ia ktheu:

“S’qenka Dimali shqiptar?!! Bash mirë po më vjen nëse nuk është shqiptar! Se shqiptarët e sollën situatën deri këtu! Po çfarë shqiptarë janë?! Këta ta shpifin shqiptarinë sa, a po shihni rrugëve të Kosovës njerëz që flasin shqip, po pamjen e arapit e kanë?! Jo pak prej këtyre shqiptarësinë ua kanë shpifur këta që janë në krye të Republikës së Kosovës!”

Poshtë këtij reagimi, në rrjetin social, ka pasur komente të ndryshme nga ndjekësit e tij.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat