spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:37
HomeRajoniShqipëriaShqipëri-BE miratojnë Partneritetin e Sigurisë

Shqipëri-BE miratojnë Partneritetin e Sigurisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian kanë miratuar Partneritetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Sipas Ministrisë së Jashtme ky kuadër i ri politik krijon një platformë për dialog dhe bashkëpunim të zgjeruar për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, “duke reflektuar vendosmërinë e të dyja palëve për të punuar së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta të sigurisë në një mjedis global gjithnjë e më kompleks.”

- Advertisement -

“Shqipëria si vend negociues me BE dhe shtet anëtar i NATO-s ka qenë dhe është një partner i vyer dhe i besuar për BE-në në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar në mënyrë aktive në misionet dhe operacionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së (CSDP). Partneriteti i sapomiratuar i Sigurisë dhe Mbrojtjes mbështet në këtë bazë të fortë, duke i hapur rrugën rritjes së bashkëpunimit në fusha kyçe, duke përfshirë menaxhimin e krizave, mbështetjen për Ukrainën, përballimin e kërcënimeve hibride, sigurinë kibernetike, ndërtimin dhe trajnimin e aftësive, kundër terrorizmit dhe aspektet e jashtme të menaxhimin e integruar të kufirit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Ministria e Jashtme bën të ditur më tej se vendimi i korrikut 2024 i Bashkimit Evropian për t’i dhënë 13 milionë euro mbështetje Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të Fondit Evropian të Paqes, ka qenë një moment historik i rëndësishëm në bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe mbrojtjen.

- Advertisement -

“Ai pasqyron vlerësimin e BE-së për përafrimin e plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit, e cila është një shprehje shumë e qartë e zgjedhjes strategjike të Shqipërisë për një të ardhme brenda BE-së”, shpjegon më tej Ministria e Jashtme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat