spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
11:38
HomeRajoniShqipëriaShqipëria bashkohet me Kosovën në programin britanik për trajnim ushtarak të ukrainasve

Shqipëria bashkohet me Kosovën në programin britanik për trajnim ushtarak të ukrainasve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shqipëria është bërë vendi i trembëdhjetë që i bashkohet Operacionit Interflex, programit trajnues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar për personelin ushtarak ukrainas, të cilit Kosova i ishte bashkuar qysh në start të tij.

Kjo u bë e ditur përmes njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në platformën “X”.

- Advertisement -

Kjo ministri njoftoi se Shqipëria i është bashkuar programit Interflex, duke u bërë kështu vendi i 13-të pjesëmarrës.

Përkrah Mbretërisë së Bashkuar, programi veçse përfshin vendet si Kosova, Australia, Zelanda e Re, Kanadaja, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Holanda, Estonia, Lituania dhe Rumania.

- Advertisement -

“Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët e saj do të vazhdojnë të qëndrojnë me Ukrainën për sa të jetë e nevojshme”, u tha në këtë postim.

Më herët, Londra konfirmoi planet e saj për të vazhduar Operacionin Interflex përgjatë 2025-ës, pavarësisht nëse faza aktive aktuale e luftës merr fund. Që nga nëntori i vitit 2024, rreth 50,000 personel ushtarak ukrainas janë trajnuar në MB në kuadër të Interflex.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat