spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
13:31
HomeKosovaShqipëria dhe Kosova në top pesë aeroportet evropiane me rritje më të...

Shqipëria dhe Kosova në top pesë aeroportet evropiane me rritje më të shpejtë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një faqe e “Facebook” që ofron informacion mbi llojet e ndryshme të vizave Shengen, ka renditur pesë aeroportet evropiane me rritje më të shpejtë.

Kosova ka zënë vendin e dytë në top pesëshe.

- Advertisement -

Sipas matjeve të publikuara në këtë faqe, Kosova renditet e dyta për nga rritja që është bërë. Matjet thuhet se janë bërë  duke u bazuar në performancën e trafikut të pasagjerëve në vend krahasuar me vitin 2019.

Sipas renditjes Shqipëria zë vendin e parë, Kosova renditen e dyta, Bosnja e Hercegovina e treta. Derisa në vendin e katërt dhe të pestë listohen Moldavia e Serbia.

- Advertisement -

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” (IATA: PRN, ICAO: BKPR) është një aeroport ndërkombëtar i vendosur 15 kilometra në jugperëndim të Prishtinës, kryeqytetin e Kosovës.

Aeroporti frekuentohet nga më shumë se 1.7 milionë pasagjerë në vit dhe është porti i vetëm i hyrjes për udhëtarët ajrorë në Kosovë. Është emëruar në nder të Adem Jasharit, themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që luftoi për çlirimin e Kosovës nga Republika Federale e Jugosllavisë gjatë viteve 1990.

Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti që thotë "Top 5 Fastest Growing European Airports (Country Performance Passenger nger Traffic compared to to2019) 1 Albania- Albania-220.8% 220.8% 2 *** 3 Kosovo- Kosovo-72.1% 72.1% 4 BiH-59.3% BiH- 5 ና Moldova- 38.3% Serbia- Serbia-32.5% 32.5% schengenvisa Info"

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat