spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:28
HomeRajoniShqipëriaShqipëria digjet nga jugu në veri, flakët shkatërrojnë banesa dhe pyje

Shqipëria digjet nga jugu në veri, flakët shkatërrojnë banesa dhe pyje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shqipëria vazhdon të luftojë me një valë zjarresh që kanë shpërthyer në të gjithë territorin, duke shkaktuar dëme të mëdha në banesa, kafshë dhe bimësi.

Aktualisht, janë tre vatra aktive të zjarrit në qarkun e Beratit, ku flakët përparojnë në disa drejtime, sidomos në zonën e mbrojtur Balloll të Poliçanit. Aty, zjarrfikësit dhe ushtria janë angazhuar për të luftuar flakët, që po përhapen drejt fshatrave Plashnik i Madh dhe Çorogjaf, si dhe në sipërfaqet pyjore përreth.

- Advertisement -

Dy vatra të tjera janë aktive në fshatrat Velçan dhe Orizaj të njësive administrative Berat dhe Qendër Skrapar. Në Orizaj, situata është përmirësuar, por terreni i vështirë mund të përkeqësojë zhvillimin e zjarrit.

Në qarkun e Kukësit, vatra e shpërthyer të mërkurën në fshatin Bele, pjesë e Parkut Kombëtar “Korab-Koretnik”, është vënë nën kontroll dhe po mbahet nën monitorim për të siguruar shuarjen e plotë të flakëve.

- Advertisement -

Ndërkohë, situata më dramatike është regjistruar në Delvinë dhe Gramsh. Në Delvinë, flakët rrethuan qytetin, shkatërruan disa banesa dhe një kishë, ndërsa në Gramsh, zjarri ka përfshirë disa fshatra dhe ka djegur 39 banesa.

Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në bagëti dhe pemëtari, duke vështirësuar edhe më shumë jetën e banorëve të prekur.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat