spot_img
E shtunë, 28 Mars, 2026
09:38
HomeRajoniShqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar...

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të gatishmërisë për të luftuar për vendin në mesin e anëtarëve të NATO-s.

Sondazhi i publikuar nga Instituti Amerikan “Foreign Policy Research” fakton se 69 për qind e shqiptarëve do të ishin të gatshëm të luftonin për vendin e tyre, duke e vendosur Shqipërinë në vendin e dytë pas Turqisë me 88 për qind, dhe përpara vendeve si Suedia, Finlanda dhe Mali i Zi, me përkatësisht 66 për qind, 64 për qind dhe 63 për qind.

- Advertisement -

Lista vijon më pas me Greqinë, 63 për qind, Norvegjinë, 61 për qind, Lituaninë, 52 për qind dhe Poloninë dhe Slloveninë, të dyja me 49 për qind.

Dy aleatët e vetëm të NATO-s në Amerikën e Veriut renditen pak pikë nën mesataren. Në Kanada, 39 për qind e të anketuarve thanë se ishin të gatshëm të luftonin për vendin e tyre, ndërsa në Shtetet e Bashkuara, 37 për qind ishin të gatshëm të luftonin.

- Advertisement -

Vendet me përqindjen më të ulët të qytetarëve të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre në NATO janë Italia, Sllovakia, të dyja 25 për qind, Gjermania, 27 për qind, Holanda, 30 për qind, Hungaria dhe Republika Çeke të dyja, 33 për qind. /rtsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat