spot_img
E diel, 22 Mars, 2026
10:06
HomeKosovaShqipëria mirëpret vendimin e KE-së për heqjen e plotë të masave ndaj...

Shqipëria mirëpret vendimin e KE-së për heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryediplomati shqiptar, Ferit Hoxha, tha se Shqipëria mirëpret vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e plotë të masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Hoxha që tha se ndodhi “më në fund” ky vendim, kritikoi për vonesë BE-në.

- Advertisement -

“Ky hap ishte vonuar prej kohësh dhe konfirmon përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave evropiane, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit konstruktiv rajonal”.

Megjithatë, Hoxha tha se vendimi “i hap rrugën për qasje të plotë dhe të papenguar në fondet e BE-së, ndihmën dhe bashkëpunimin e përgjithshëm”.

- Advertisement -

“Ai ndihmon në rindërtimin e besimit dhe forcon besueshmërinë e procesit të integrimit evropian. Avancimi i rrugës evropiane të Kosovës — përfshirë shqyrtimin pa vonesë të aplikimit të saj për statusin e vendit kandidat në BE — do të kontribuojë për një rajon më të qëndrueshëm dhe më të sigurt. Ai gjithashtu do të rikonfirmojë dhe forcojë perspektivën evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkroi ai.

BE kishte ndëshkuar Kosovën për shkak të tensioneve që shpërthyen në veri të vendit me vendosjen e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat