spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:59
HomeKulturëShqipëria në harta dhe botime historike, ekspozitë nga Mali i Zi në...

Shqipëria në harta dhe botime historike, ekspozitë nga Mali i Zi në Bibliotekën Kombëtare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në mjediset e Bibliotekës Kombëtare u çel ekspozita me libra të vjetër, harta e kartolina që trajtojnë temën e Shqipërisë në shekujt XIX dhe XX, të sjellë nga Biblioteka Kombëtare e Malit të Zi, “Durde Crnojevic”.

Nëpërmjet librave të rrallë, hartave dhe kartolinave origjinale, ekspozita sjell Shqipërinë e shek. XIX dhe gjysmës së parë të shek. XX.

- Advertisement -

Ndër veprat gjenden “Udhëzues për Shqipërinë” në frëngjisht (Paris, 1930), “Gjuha e Shqiptarëve” në gjermanisht (Frankfurt, 1835), “Katër muaj në Shqipëri” në gjermanisht (Berlin, 1916) dhe shumë të tjera.

Ekspozita pasurohet edhe me kartolina të shumta, ku spikasin punimet e mjeshtrit të fotografisë shqiptare, Marubi si dhe një hartë ushtarake e Shkodrës e realizuar në Vjenë në vitin 1881.

- Advertisement -

Ekspozita u çel në kuadër të Javës Kulturore Malazeze, me kuratore Daniela Radulovic. Të pranishëm ishin drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Piro Misha, si dhe drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Malit të Zi, Dragica Lompar.

Midis dy institucioneve kulturore u nënshkrua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit që synon rritjen e bashkëpunimit profesional, shkëmbimit të materialeve me interes dhe ekspertëve, si dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kulturore.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur dhe gjatë ditës së nesërme. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat