spot_img
E hënë, 20 Prill, 2026
21:35
HomeRajoniShqipëria u bën thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Lindjen e Mesme

Shqipëria u bën thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Lindjen e Mesme

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri ka dalë me thirrje lidhur me situatën dhe përshkallëzimin e luftës në Lindjen e Mesme.

Nga kjo ministri u bëhet thirrje qytetarëve shqiptarë që të shmangin çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë udhëtimet për arsye turistike në këtë rajon.

- Advertisement -

“Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me përshkallëzimin në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë çdo udhëtim për arsye turistike në këtë rajon, deri në një njoftim të dytë. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme”, thuhet në njoftim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat