Këngëtari austriak JJ ka fituar Festivalin e Këngës në Eurovision në Bazel të Zvicrës.
Fitorja e tij erdhi në minutat e fundit duke përmbysur Izraelin nga pozicioni i parë.
24-vjeçari, i cili është një kundër-tenor në Operën Shtetërore të Vjenës, performoi me këngën Wasted Love, një baladë elektro e stuhishme për dashurinë e papërgjigjur.
“Faleminderit shumë që i bëtë ëndrrat e mia realitet”, tha ai ndërsa pranoi trofeun e lakmuar të mikrofonit prej qelqi. “Dashuria është forca më e fortë në botë, le të përhapim më shumë dashuri”.
Austria mori 436 pikë, Izraelin në vendin e dytë me 357 dhe Estonia në të tretin me 356.
Shqipëria u rendit në vendin e tetë me 218 pikë.



