spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
14:14
HomeRajoniShqipëriaShqiptarët kryesojnë numrin e të burgosurve në Britaninë e Madhe

Shqiptarët kryesojnë numrin e të burgosurve në Britaninë e Madhe

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më pak se 1 në 100 të burgosur të huaj në Angli dhe Uells u transferuan në shtetet e tyre të origjinës përgjatë 2024, pavarësisht se laburistët u zotuan të lirojnë hapësirën në burgje për të lehtësuar mbipopullimin.

Shifrat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se vetëm 73 persona janë kthyer në vendet e tyre, nga 33 që ishin në 2023, për të kryer dënimet.

- Advertisement -

Në fund të marsit, në burgje ishin 10422 shtetas të huaj, që përbëjnë rreth 12 për qind të të gjithë të burgosurve.

Secili i kushton tatimpaguesve britanikë 47000 funte në vit për t’u akomoduar, ushqyer dhe rehabilituar.

- Advertisement -

Referuar shifrave, shqiptarët kryesojnë me 1272 persona, më shumë se çdo kombësi tjetër, ndërsa pas tyre renditen polakët me 906 persona dhe rumunët me 750.

Një zëdhënës i qeverisë tha se shkalla e largimit të të dënuarve të huaj në vendet e origjinës ishte rritur 21 për qind që nga korriku krahasuar me periudhën e vitit 2023.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat