spot_img
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
23:36
HomeKosovaSHSKUK liron nga pagesa përcjellësit e pacientëve në...

SHSKUK liron nga pagesa përcjellësit e pacientëve në…

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se në përputhje me Udhëzimin Administrativ (UA) në fuqi, përcjellësit e pacientëve në Klinikën e Pediatrisë dhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, janë të liruar nga tarifa 3 euro për natë gjatë qëndrimit në klinikat e QKUK-së.

“Nga kjo tarifë përjashtohen gjithashtu përcjellësit e pacientëve të Klinikës së Onkologjisë dhe të gjitha klinikave ku trajtohen pacientë me sëmundje malinje, pavarësisht nëse pacientët janë të shtruar në klinika të tjera brenda QKUK-së”, thuhet mes tjerash në njoftim.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se, në përputhje me Udhëzimin Administrativ (UA) në fuqi, përcjellësit e pacientëve në Klinikën e Pediatrisë dhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve janë të liruar nga tarifa 3 (tre) euro për natë gjatë qëndrimit në klinikat e QKUK-së.

- Advertisement -

Nga kjo tarifë përjashtohen gjithashtu përcjellësit e pacientëve të Klinikës së Onkologjisë dhe të gjitha klinikave ku trajtohen pacientë me sëmundje malinje, pavarësisht nëse pacientët janë të shtruar në klinika të tjera brenda QKUK-së.

Po ashtu, nga pagesa përjashtohen të gjithë përcjellësit e pacientëve nën moshën 18 vjeç, si dhe pacientët me sëmundje kronike.

Sqarojmë se në Klinikën e Pediatrisë dhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, përcjellësit nuk kanë paguar asnjëherë tarifën prej 3 (tre) euro për natë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat