spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
21:42
HomeSportShtatë lojtarë nga Kosova pritet të ndihmojnë Partizanin në sfidën e kryeqytetit

Shtatë lojtarë nga Kosova pritet të ndihmojnë Partizanin në sfidën e kryeqytetit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kosova në vitet e fundit ka arritur të zhvillojë akademi shumë cilësore nga të cilat dalin plot futbollistë cilësorë.

Tregu tashmë është zgjeruar dhe klubet e Superiores në vitet e fundit marrin plot futbollistë “dardanë”.

- Advertisement -

Partizani duket se është më “i dashuruari” me lojtarët nga Kosova. Dje në derbi në formacionin e parë të “demave” nisën ndeshjen plot shtatë lojtarë nga Kosova.

Në mbrojtje ishin Bytyçi, Domgjoni dhe Janjeva, teksa në mesfushë luanin Taipi e Ismaili.

- Advertisement -

Në sulm Kosova përfaqësohej nga Agim Zeka, sulmues i djathtë.

Që kur presidenti Demi ka marrë klubin në pronësi, Partizani ka afruar lojtarë të shumtë nga Kosova dhe me kalimin e viteve ata janë rritur dhe kanë mundur të shkojnë në nivele shumë të larta.

Shembujt më të mëdhenj për këtë janë Ylber Ramadani dhe Amir Rrahmani, që sot luajnë në një nga 5 ligat më të forta në botë, Serie A.

Një pjesë e lojtarëve aktualë janë mjaft të rinj dhe kanë mundësinë të ndjekin gjurmët e kësaj dysheje.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat