spot_img
E mërkurë, 11 Mars, 2026
02:38
HomeKulturëShtatoret e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit pësojnë dëme nga shiu acid

Shtatoret e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit pësojnë dëme nga shiu acid

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ndonëse kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në lëmë të letërsisë, njëri në poezi dhe tjetri në prozë, duke lartësuar kështu emrin e qytetit të tyre të lindjes, kjo është gjendja e shtatoreve të Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit në Pogradec.

Të ngritura në “Sheshin e trëndafilave”, përballë Liqenit të Ohrit dhe Malit të Thatë, që kanë shërbyer si frymëzim për ta, shtatoret e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit kanë nevojë për ndërhyrje urgjente, pasi sipërfaqja e jashtme e tyre është gërryer nga shiu acid.

- Advertisement -

Shtatorja e Lasgush Poradecit është 3 metra e 40 centimetra e lartë dhe u ngrit në Pogradec në vitin 2006, vit që përkonte me 100-vjetorin e tij të lindjes. Fare pranë tij, në vitin 2010 u ngrit edhe shtatorja e prozatorit Mitrush Kuteli, e cila është 3 metra e 60 cm e lartë.

Të dyja shtatoret janë punuar nga skulptori Mumtaz Dhrami dhe janë derdhur në bronz, shkruan balkanweb.

- Advertisement -

Kanë qenë pasardhësit e dy shkrimtarëve, ata të cilët ngritën shqetësimin për mosndërhyrjen e Bashkisë së Pogradecit për rikonstruksionin e shtatoreve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat