Shtëpia e Bardhë ka publikuar një fotografi nga ceremonia e nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes, ku Kosova figuron si anëtare themeluese.
Në fotografi, krah presidentit amerikan Donald Trump, shfaqet edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“President i paqes”, ka shkruar Shtëpia e Bardhë, krahas fotos.

Në postimin tjetër të Shtëpisë së Bardhë, thuhet se Trump ka dhënë një mesazh të fuqishëm nga Davos.
“Me botën që po e vëzhgonte, Presidenti Donald J. Trump dha një mesazh të fuqishëm nga Davosi: Amerika është e FORTË. Ekonomia jonë po ringjallet me vrull. Shtetet e Bashkuara po UDHËHEQIN sërish’’, thuhet aty.
Osmani vlerëson rolin e Bordit të Paqes dhe shpreh besim në udhëheqjen e Trumpit



