spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:26
HomeRajoniShqipëria“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe mikut”, Rama ofron bukë liderëve...

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe mikut”, Rama ofron bukë liderëve evropianë në një akt simbolik mikpritjeje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sesioni i parë i samitit të Komunitetit Politik Europian ka përfunduar me fjalimet e disa prej liderëve kyçë të kontinentit.

Nikoqiri Edi Rama i ka ftuar për drekë mysafirët e tij europianë, duke ia cituar fillimisht një pjesë të Kanunit për mikpritjen e shqiptarëve.

- Advertisement -

“Në Kanunin tonë që është shkruar kohë më parë, ka një kapitull që ka të bëjë me mikpritjen. Ai fillon me një citim që thotë që “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”. Kjo thënie është vërtet shumë e thellë dhe është origjinë e faktit që ne mbaruam, arritëm në fund të Luftës së Dytë Botërore si vendi që më shumë kishte hebrenj se që kishte pasë në fillim të tij sepse ata erdhën si miq, të cilët shqiptarët i mbrojtën me jetën e tyre”.

“Ndër të gjitha këto gjëra që ne bëjmë për miq, të rëndësishme e kemi t’i ushqejmë mirë mysafirët dhe pavarësisht që thuhet se dreka asnjëherë s’është falas, sot do ta shikoni që është e kundërta sepse sa herë të vini në Shqipëri në çfarëdo cilësie do të jeni gjithmonë të mirëpritur dhe pas një ore do të rikthehemi që Europa do të vazhdojë punën e saj”, tha Rama.

- Advertisement -

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat