Në kuadër të përpjekjeve për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore, ka nisur procesi për ndërtimin e shtëpisë muze të Dritëro Agollit, një prej figurave më të shquara të letërsisë shqipe.
Tashmë ka nisur prishja e godinës për të liruar hapësirën ku do të ngrihet ky muze, projekti i të cilit vjen si një bashkëfinancim nga Bashkia Devoll me Këshillin e Qarkut Korçë.
“Jemi të kënaqur që para tri ditëve filloi të hiqet ajo godinë, e cila degradoi fare. Do të nisë komplet që nga themelet. Sot mbaron faza e prishjes dhe javën që vjen do të fillojë. Mund të zgjasë dy apo tre muaj, sepse me 13 nëntor duhet të inaugurohet”, thotë Hekuran Begolli, kyetar i fshatit Menkulas.
Kjo shtëpi do të ndërtohet në fshatin Menkulas të Devollit dhe do të përfaqësojë një hapësirë të gjallë kujtese që ruan frymën, veprën dhe jetën e tij.
Projekti synon që kjo shtëpi të kthehet në një qendër të rëndësishme kulturore, edukative dhe turistike për të gjithë ata që dëshirojnë të njihen nga afër me jetën dhe krijimtarinë e Dritëro Agollit