spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
11:21
HomeKosovaPrishtinaShtëpitë e vjetra në Prishtinë paraqesin rrezik për qytetarët

Shtëpitë e vjetra në Prishtinë paraqesin rrezik për qytetarët

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komuna e Prishtinës ka evidentuar plot 61 shtëpi në kryeqytet, 11 mure dhe një lokal, të cilat përbejnë rrezik për jetën e qytetarëve.

Por, pavarësisht kësaj, nga kjo komunë thonë se nuk mund t’i rrënojnë ato pa lejen e pronarëve. Ndërsa arkitektet thonë se jetën e qytetarëve nuk po e rrezikojnë vetëm objektet e vjetra, por edhe të rejat.

- Advertisement -

Është vendi ku qytetarët çdo ditë e presin autobusin.

Por, ndërtesa prapa kësaj pritoreje në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, është në këtë gjendje.

- Advertisement -

Për këtë arsye, ky objekt ndodhet në mesin e 61 shtëpive që po paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve.

“Ne çdo gjashtë muaj bëjmë evidentimin dhe inspektimin e të gjitha këtyre objekteve. Raporti i fundit është bërë me 20 dhjetor të vitit të kaluar, ku janë evidentuar dhe është bërë inspektimi i gjithë këtyre hapësirave. I kemi evidentuar 61 shtëpi që janë në gjendje të keqe, 11 mure dhe një lokal”, ka deklaruar për Teve1 drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica.

Por, për rrënimin e këtyre objekteve, drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica thotë se duhet leja e pronarëve.

“Në bazë të ligjit ne nuk mund të ndërhyjmë në pronën private dhe t’i rrëzojmë pa pëlqimin e pronarëve, sepse mund të përballemi me padi siç ka ndodhur më herët në rastet e kaluara, prandaj komuna është në procese gjyqësore për disa shtëpi që janë rrënuar më herët”.

E sipas arkitekteve, nuk janë vetëm këto objekte të vjetra të cilat po e rrezikojnë jetën e qytetarëve.

“Përderisa nuk ka certifikim të sigurisë, secili objekt pa pranim teknik përbën problem për sigurinë e banorëve për t’i shfrytëzuar ato. Aq më tepër objektet e pabanuar që për një kohë të gjatë nuk janë mirëmbajtur apo rinovuar, këto janë një rrezik permanent dhe patjetër që komuna duhet ose të certifikoj sigurinë e tyre apo edhe t’i rrënoj”, ka thënë arkitekti, Arsim Gërxhaliu.

Ndryshe, të shtunën mbrëma tre të mitur humbjen jetën nga shembja e një objekti të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat