spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
12:10
HomeKosova“Shtetformimi ekonomik dhe stabiliteti global”, Kurti pjesë e diskutimit në Londër

“Shtetformimi ekonomik dhe stabiliteti global”, Kurti pjesë e diskutimit në Londër

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të marrë pjesë sonte në një diskutim të organizuar në Londër nga ODI Global, një institut për kërkime dhe politika zhvillimore.

Lajmi u bë i ditur nga koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), Dejona Mihali, e cila njoftoi përmes një postimi se tema e diskutimit do të jetë “Shtetformimi ekonomik dhe stabiliteti global”.

- Advertisement -

“Sonte në Londër. “Shtetformimi ekonomik dhe stabiliteti global”, diskutim në ODI Global në Londër. Pjesëmarrës në diskutim Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, shkroi Mihali në një postim në Facebook.

Diskutimi në Londër do të jetë i hapur për pjesëmarrje fizike dhe online për publikun e interesuar, për të cilën gjë njoftoi edhe Mihali.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat