spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
18:07
HomeKosovaShteti pagoi gati 59 mijë euro pensione për të vdekurit vjet

Shteti pagoi gati 59 mijë euro pensione për të vdekurit vjet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Financave, ka identifikuar se shteti ka paguar rreth 59 mijë euro pensione pas vdekjes.

Sipas ligjeve përkatëse të skemave pensionale dhe rregullave të aplikueshme, pensionet duhet të ndalen pas vdekjes së përfituesve.

- Advertisement -

Nga krahasimi i të dhënave, është zbuluar se gjatë vitit 2024, janë realizuar gjithsej 437 pagesa, në vlerë prej 58 mijë e 750 euro, transmeton Klankosova.

Pagesat pas vdekjes së përfituesve ndodhin kryesisht si rezultat i lajmërimit me vonesë dhe kur vdekjet nuk regjistrohen në kohë.

- Advertisement -

ZKA ka rekomanduar që ministria të analizojë çë3shtjen dhe të shqyrtojë mundësi për kthimin e mjeteve në llogarinë e buxhetit

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat