spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
08:46
HomeEkonomiShtrenjtimi i rrymës, Oda Ekonomike kërkon pezullimin e vendimit për një vit

Shtrenjtimi i rrymës, Oda Ekonomike kërkon pezullimin e vendimit për një vit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shtrenjtimi i energjisë elektrike po paralajmërohet se do të sjellë krizë në sektorin privat në Kosovë.

Kështu të paktën thanë nga Oda Ekonomike e Kosovës në një konferencë të mbajtur për ndikimin që do të ketë shtrenjtimi i energjisë elektrike.

- Advertisement -

Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, tha se bizneset do të shkojnë drejt falimentimit nëse nga qershori hyn në fuqi për daljen e tyre në tregun e lirë energjetik.

Kjo pasi sipas Rafunës, operatorët energjetik në Kosovë po synojnë t’ua shesin energjinë elektrike për 200% më shtrenjtë.

- Advertisement -

“Shqetësimi i madh është se bizneset kanë filluar të marrin ofertat e para dhe ofertat e para janë mbi 200% më shtrenjtë se çmimet që kanë marrë deri sot. Bizneset kësisoj do të shkojnë drejt falimentimit. Ne kemi ngritur shqetësimet dhe kemi kërkuar që dalja në tregun e lirë të shtyhet dhe rritja prej 16.1% e rrymës të suspendohet. Ne kërkojmë që vendimi të pezullohet së paku për një vit. Duhet ta kuptojnë ta gjitha qeveritë që gjendja është shumë shqetësuese sa i përket të gjitha bizneseve. Prodhimi i Kosovës është duke rënë. Sot kur ende nuk po paguhet energjia me çmimin e rritur, dhe në momentin që do të rritet çmimi ato do të mbyllen tërësisht”, shtoi ai.

Rafuna ngriti shqetësime që importi i Kosovës ka shënuar ngritje ndërsa eksporti po bie.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat