Një nga femrat më të bukura shqiptare duket se i ka dhënë fund beqarisë.
28-vjeçarja Oriola Marashi njihet për stilin e saj të jetesës dhe ka kohë që jetën private e ka mbajtur larg syrit publik.
Njëjtë ka vendosur të veprojë edhe së fundmi, duke publikuar fotografi e vetme, me një unazë me diamant në gishtin ku vendoset unaza e fejesës.
Pa bërë ndonjë njoftim madhor dhe pa zbuluar identitetin e mashkullit fatlum, Oriola duket se po shijon në privatësi këtë kapitull të ri të jetës së saj.

Një tjetër fotografi e postuar në “Instagram Story” e thekson akoma më shumë një unazë me diamant, që është tipike unazë propozimesh.

A u shua ëndërra e shumë djemve?



