spot_img
E premte, 15 Maj, 2026
11:47
HomeKosovaShukri Buja bën thirrje që Fatmir Limaj t’i bashkohet PDK-së

Shukri Buja bën thirrje që Fatmir Limaj t’i bashkohet PDK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shukri Buja, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka shprehur përkrahje për përfshirjen e Fatmir Limajt në listën e PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.

Buja, ka e cilësuar si të pakuptueshme qasjen e PDK-së, e cila, ka thënë ai, po hap dyert për këdo pa standarde të qarta politike, ndërsa po i mbyllen dyert për ata që kanë qenë pjesë e PDK-së.

- Advertisement -

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

“Sot pranohen figura që deri dje e kanë sulmuar dhe fyer këtë parti, vetëm sepse sjellin vota. Ndërkohë, lihet anash bashkëpunimi me Fatmir Limajn dhe me struktura të NISMA Socialdemokrate, me të cilët kemi ndarë rrugëtim në momente kyçe të shtetndërtimit’’, ka thënë ai.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

Postimi i plotë:

Të nderuara struktura, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës!

Edhe në zgjedhjet e kaluara kam bërë thirrje që të merret seriozisht përfshirja e Fatmir Limajt në listën për deputet nga PDK dhe këtë kërkesë e përsëris sërish sot me ngulm të plotë.

Nuk është e kuptueshme qasja që po ndjek Partia Demokratike e Kosovës, kur për hir të votave hapen dyert për këdo pa standarde të qarta politike dhe morale, ndërsa në të njëjtën kohë mbyllen dyert për ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tonë politik dhe historik.

Sot pranohen figura që deri dje e kanë sulmuar dhe fyer këtë parti, vetëm sepse sjellin vota.

Ndërkohë, lihet anash bashkëpunimi me Fatmir Limajn dhe me struktura të NISMA Socialdemokrate, me të cilët kemi ndarë rrugëtim në momente kyçe të shtetndërtimit.

Në kohë të vështira, nevojiten vendime më të qarta, më të drejta dhe me më shumë guxim politik.

Koha e vendimeve të mëdha nuk duron llogari të vogla!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat