spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
06:12
HomeSiguriaPoliciaSi për t’ia “prishur” raportimin kryeprokurores së Pejës: edhe një tjetër tentim-vrasje...

Si për t’ia “prishur” raportimin kryeprokurores së Pejës: edhe një tjetër tentim-vrasje në rajon!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas mesnate në Deçan, pas të shtënave me armë zjarri në një lokal. Sipas informatave, të lënduarit janë dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe më pas në Emergjencën e Spitalit të Pejës për trajtim mjekësor.

KALLXO.com raporton se të plagosurit janë një avokat dhe dy persona të nacionalitetit serb, ndërsa i dyshuari është neutralizuar në vendin e ngjarjes nga një zyrtar policor.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se rasti është raportuar më 13.01.2026 rreth orës 00:18, kur Policia u njoftua për të shtëna me armë zjarri në një lokal.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në një lokal ka vërejtur tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencë të Spitalit të Pejës”, ka deklaruar Gashi.

- Advertisement -

I dyshuari është arrestuar, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat, ndërsa janë sekuestruar një armë, një karikator dhe 9 fishekë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat