Nëse filxhani i kafesë në mëngjes (ose pasdite) ju bën të kthjellët, por ekspertët kanë dhënë disa ide se si mund ta ndihmoni veten të jeni energjik pa pasur nevojë të vareni nga kafeina.
Flini mirë natën – Ekspertët theksojnë se gjumi cilësor është themeli kryesor i energjisë natyrore.
Mbani higjienë të mirë të gjumit – Përmbajuni një orari të qëndrueshëm gjumi, zhvilloni një rutinë qetësuese para gjumit (dhomë e freskët dhe e errët, kohë e kufizuar para ekranit), këshillon Braunstein.
Mos harroni të pini ujë – Qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës. Ndjesia e lodhjes pas kafesë mund të nënkuptojë që në fakt jeni të dehidratuar, vëren Miller.
Dilni jashtë më shpesh – Rrezet e diellit dhe një ecje e shpejtë mund t’ju japin një nxitje natyrale të energjisë, theksojnë ekspertët.
Kaloni në çaj – Çaji jeshil ose i zi përmban më pak kafeinë dhe ofron një efekt më të butë, pa dridhjet që mund të shkaktojë kafeja, thotë Miller.
Ndryshoni planin tuaj të të ngrënit – Hani vakte të rregullta dhe të ekuilibruara, të pasura me karbohidrate komplekse për të stabilizuar sheqerin në gjak, këshillon Broënstein.
Zvogëloni konsumin e sheqerit – Shmangni ëmbëlsimin e kafesë, pasi rritja dhe rënia e sheqerit më vonë mund të kontribuojë në lodhje
Bëni një sy gjumë – Një sy gjumë i shkurtër 20-minutësh mund të jetë freskues, por mos e përdorni si zëvendësim për një gjumë të mirë natën, thotë Dr. Lu.
Mos pini kafe para gjumit – Shmangni kafeinën të paktën 9 orë para gjumit dhe kini kujdes veçanërisht me suplementet para stërvitjes, të cilat shpesh përmbajnë sasi të mëdha kafeine dhe mund të prishin gjumin deri në 13 orë më vonë.
Zvogëloni gradualisht kafeinën – Nëse doni të zvogëloni konsumin e kafesë, bëjeni këtë gradualisht për të shmangur simptomat e abstinencës si dhimbjet e kokës dhe lodhja, këshillon Dr. Lu.