spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:43
HomeKosovaSiguria dhe dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit mes komandantit të KFOR-it...

Siguria dhe dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit mes komandantit të KFOR-it dhe ministrit maqedonas

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, të martën ka vizituar Ministrin e Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Vlado Misajlovski, dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Major Sashko Lafchiski, në Ministrinë e Mbrojtjes në Shkup.

Siç thuhet në njoftimin e KFOR-it takimi u përqendrua në mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it për situatën e sigurisë në Kosovë, stabilitetin rajonal dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

“Në këtë kontekst, Gjeneral Major Barduani riafirmoi angazhimin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet”, thuhet në njoftim.

“Ai gjithashtu vlerësoi profesionalizmin e kontingjentit të Maqedonisë së Veriut dhe shprehu vlerësimin e tij për kontributin e tyre të vlefshëm në KFOR dhe për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit të ngushtë midis KFOR-it dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat